Samiti i Triestes: BE 3.350 milionë euro për Shqipërinë, 2 milion për MZ

Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të përfitojë më shumë fonde nga Bashkimi Europian, në krahasim me 6 vendet e tjera të rajonit të pranishme në samitin e Triestes.

Bashkimi Europian aprovoi një grant prej 3.350 milionë eurosh për Shqipërinë që do të përdoren për të realizuar pesë projektet e propozuara.

Ndërkaq për Malin e Zi u arovuan 2 milion eura.Komisioneri Hahn bëri të ditur në samitin e Triestes se këtij fondi do t’i shtohen edhe 220 milionë euro.

Në vitin 2016, Shqipëria ishte i treta në rajonn duke marrë 24% të fondit të përgjithshëm të vendosur në dispozicion.  Tre projektet e aprovuara një vit më parë janë gazsjellësi Adriatiko-Jonian, gazjsellësi Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Në total, Bashkimi Europian ka vendosur që të investojë në Ballkanin Perëndimor mbi një miliardë euro në formë granti.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!