Sot u dorëzuan shpërblimet e 13 korrikut

Shpërblimet e 13 korrikut që këtë vit i kanë fituar skulptori Miodrag Shqepanoviq, profesori David Kalaj dhe doktori Svetozar Saviq, janë dorëzuar sot në një solemnitet të organizuar në Vilën Gorica.

Kryetari i jurisë për ndarjen e këtij shpërblimi Gojko Kastratoviq ka thënë se çdo laureat ka kontribuar në fushën nga e cila vjen, jo vetëm në Mal të Zi por edhe më gjerë. Këta të tre i kanë merituar shpërblimet, ka shtuar ai, shkruan rtcg.

Mirënjohjet më të madha shtetërore i ka dorëzuar kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq. Vendimet historike malazeze nuk kanë qenë gjithmonë të drejta, por të drejta kanë qenë në luftën e parë dhe të dytë botërore, si dhe ai që të rrijë anash në luftërat e viteve të 90-ta. Nuk jemi djegur në ferrin e luftës, por jemi ngulfatur në tym, ka thënë Brajoviq, duke shtuar: të marrësh shpërblimin e 13 korrikut do të thotë të mbash shenjë të Malit të Zi. Laureatët janë emblema të Malit të Zi, ka theksuar kryeparlamentari Brajoviq.

.

Shperndaje