Zenka në sesionin e 67-të të Komitetit të OKB-së

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka në krye të delegacionit të Qeverisë së Malit të Zi, morën pjesë në sesionin e 67-të të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave që u mbajt, me11 korrik, në Gjenevë.

Përfaqësuesit e delegacionit të Qeverisë së Malit të Zi  mbrojtën raportin e dytë të Malit të Zi në zbatimin e Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW).

Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave jep një përkufizim shumë të gjerë të diskriminimit në bazë gjinore dhe parashikon detyrimin e shteteve palë për të ndërmarrë një sërë masash për t’i dhënë fund diskriminimit kundër grave në të gjitha format e saj, duke përfshirë futjen e parimit të barazisë gjinore midis burrave dhe grave në sistemin e tyre ligjor, të shfuqizojë të gjitha ligjet diskriminuese dhe të miratojë ndalimin e diskriminimit ndaj grave.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve

Fotografia e Forumi Rinor Udsh

Fotografia e Forumi Rinor Udsh

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!