Deputetët e PDS dhanë deklaratat në Prokurori në lidhje me kërcënimet

Mbas kërcënimeve të cilat i morën në faqen e FB “Malësia Tuz” deputetët e PDS-së Luigj Shkrela, Nikollë Gegaj dhe Halil Dukoviq kanë dhënë deklaratat dje në Prokurori, shkruan “Pobjeda”.

Policia si identifikoi Luil Dushaj nga Tuzi si personin i cili bëri kërcënimet. Ai pranoi kryerjen e veprës penale dhe kaloi 72 orë në burg.

“Më herët kam thënë se nuk i bashkëngjitëm cilësdo ndjekje, as nuk e lajmërova askënd. Nuk ndjehem i rrezikuar. E punoi punën time ashtu si unë mendoj që është më mirë për mua dhe këtë shoqëri. Sa i përket procesit në Prokurori, aspak nuk jam i interesuar për te, sepse nuk jam iniciuesi i tij. Të gjitha që i bëjë, i bëjë në mënyrë të hapur dhe transparente, nuk frikësohem nga asgjë, e të tjerët le të mendojnë për veprat e veta”, tha Shkrela./ulinfo/

 

Shperndaje