Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin (Video)

Besimtarët mysliman kremtojnë sot ditën e parë të Kurban Bajramit që është njëra nga dy festat më të mëdha të fesë islame. Namazi i Bajramit është falur sot në orën 7 e 5 minuta në të gjitha xhamitë në Mal të Zi.

Manifestimi qendror i Kurban Bajramit në Mal të Zi është mbajtur në Xhaminë e Dheut të Zi (Karabushko Pole) në Tuz, ku namazin e Bajramit e ka udhëhequr reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq. Ai në fjalën e tij tha kurban bajrami është pika e takimit të haxhinjëve, sakrifica e kurbanit, duaja e arafatit, bamirësia dhe rrespekti.

KURBAN BAJRAMI NË SHQIPËRI

Pavarësisht reshjeve të shiut, mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Pasi i uroi të gjithë shqiptarët dhe myslimanët anembanë botës, gjatë ligjeratës së tij, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, theksoi se kjo ditë dhe festimet që lidhen me të shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit ndaj Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun.

Ndërkohë, myftiu i Tiranës Ylli Gurra dhe teologu Elvis Naçi theksuan se besimi në Zot nuk duhet të mbetet i kufizuar vetëm në ditë festash fetare. Sipas tyre, vendi ynë dhe e gjithë bota ka nevojë për mirësinë e njerëzve, gjë e cila vjen vetëm nëpërmjet fesë.

Kosova kremton Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë në Kosovë u mblodhen për ceremoninë  kryesore të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmed Fatih” dhe në xhamitë e qyteteve të tjera anembanë vendit.

Udhëheqësit e Bashkësisë Islame bënë thirrje për paqe, mëshirë dhe dashuri. Krerët fetarë bënë thirrje që njerëzit ta zgjasin dorën e ndihmës te shumë vëllezër e motra, që janë ne nevojë. Festa e Kurban Bajramit nuk është vetëm një traditë për flijimin e një kafshe, por mbi të gjitha tregon përkushtimin, bindjen, moralin dhe devotshmërinë e besimtarit.” Njerëzimi sot ka nevojë për paqe e mirëkuptim, e jo për dhunë dhe konflikte”, u tha nëpër fjalimet e mbajtura me rastine  festës. Besimtarët moren urime edhe nga kreret e institucioneve shtetërore dhe të partive politike në Kosovë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!