Hajdinaga: Mbas zgjedhjeve me ata që pranuan Kosovën

Bartësi i listës së Partisë Demokratike, Iniciativës Qytetare – Tuz dhe Levizjes Perspektiva, Gëzim Hajdinaga ka deklaruar se partnerët potencial të tyre pas zgjedhjeve, janë të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë në të mirë të Malit të Zi, ata që Malin e Zi duan ta shohin në familjen e madhe evropiane dhe në NATO dhe ata të cilatë do të dinë dhe që kanë ditur ti dëgjojnë kërkesat tona.

Ne do të bashkëpunojmë me ato forca që kanë ditur që ne jemi këtu, të cilëve nuk do ju pengojë as pavarësia e Malit të Zi dhe as pavarësia e Kosovës, të cilëve nuk do ju pengojë komunikimi me Prishtinën dhe Tiranën.Ne shqiptrëve absolutisht nuk na pengon asnjë komunikim, ne jemi të hapur për të gjithë dhe do të kontribojmë që Mali i Zi të jetë mik me të gjithë,tha Hajdinaga në emisionin ”Ziva Istina”./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!