Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi në krye me Murat Mehën dhe njëkohësisht ka caktuar kryetarin e ri të komisionit, profesor Shpejtim Bulliqi.
Meha dhe Haradinaj kishin pasur përplasje të ashpra mes tyre për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ku kreu i AAK-së kur ishte në opozitë i përplasi për fytyre Mehës, në një komision parlamentar, hartën që shënonte vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi.
Haradinaj dhe AAK-ja kanë kundërshtuar nga fillimi Demarkacionin me Malin e Zi, duke pretenduar se Kosova po humb territor dhe rishikimi i saj ka qenë një nga premtimet e para të kryeministrit të ri, para se të marrë detyrën.
Edhe Bulliqi, ka qenë ndër më të zëshmit kundër marrëveshjen për Demarkacionin, duke u shprehur i bindur se Kosova humbet 8 mijë hektarë.