Erakoviq: Në vjeshtë situata mund të jetë serioze

0

Për momentin, Mali i Zi ka gati 600 shtretër covid, dhe nëse është e nevojshme, do të rritet në 1,200 ose 1,800, tha drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq, si mysafir në programin e mëngjesit të TVMZ.

Ai njoftoi se Mali i Zi ka ndërmarrë gjithçka që duhet që të jenë gati për valën e dytë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat, në mënyrë që sistemi i kujdesit shëndetësor të mos rëndohet.

Ai thotë se askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, por beson se situata do të jetë serioze.

“Është e rëndësishme të kryhet vaksinimi, grupt e rrezikuara të popullatës. Vaksina nuk garanton askënd se nuk do të ketë virusin e gripit, por do të thotë që nëse marrin virusin e gripit, do të jetë më lehtësuesë ”, tha Erakoviq.

Shpresojmë që vaksinën ta fitojmë në mars ose prill të vitit të ardhshëm.

“Vaksina është në fazën e testimit, një numër i madh i vendeve janë të përfshirë. Unë mendoj se kjo periudhë kohore, pra mars, prill, është reale të presim vaksinën e sigurtë, tha Erakoviq. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!