Dukaj në Izrael: Forcimi i marrëdhënieve me hapjen e ambasadave

Sot, në Jerusalem, Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj bisedoi me Ministren e Kthimit dhe Integrimit të Qeverisë së Shtetit të Izraelit, Pnina Tamano Shata.

Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të cilat reflektohen në dialogun e rregullt politik të nivelit të lartë. Shpresojmë që marrëdhëniet dypalëshe së shpejti do të forcohen më tej me hapjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Podgoricë dhe Ambasadës së Malit të Zi në Izrael, tha Dukaj.

Dukaj e ftoi ministren Tamano Shata që së shpejti të vizitojë Malin e Zi. Bashkëbiseduesen e njoftova edhe me qëndrimin dhe bashkëpunimin mes komunitetit hebre dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Shperndaje