Forcim i bashkëpinimit ekonomik mes Malit të Zi dhe Izraelit

Sot, në Tel Aviv Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj u prit nga Ministri i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Shtetit të Izraelit, Issawi Frej.

Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet miqësore dhe rëndësia e forcimit të lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.Dukaj theksoi se në periudhën e ardhshme do të punohet në përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin e Izraelit përmes projekteve dhe lidhjes së mëtejshme ekonomike në fusha të ndryshme dhe se bashkëpunimi ekonomik dhe perspektiva evropiane e Malit të Zi janë prioritete në punën e Qeverisë.

Dukaj ka ftuar ministrin Frej që së shpejti të vizitojë Malin e Zi.

Shperndaje