Komuna e Tuzit ndau 120 mijë euro për dy projekte të Bashkësisë Islame të Tuzit dhe Kishës Katolike

Komuna e Tuzit ka ndarë nga Buxheti i saj për vitin 2022, 120 mijë euro, prej të cilave 60 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë Muze të Pater Vinkut në kuadër e Kishës katolike ,,Shën Antoni” në Tuz, kurse, 60 mijë euro të tjera i janë ndarë Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Tuzit, për nevojat e ndërtimit të terrenit sportiv në territorin e komunës së Tuzit.

Mjetet janë lëshuar në maj gjegjësisht fillim të gushtit, tani pritet realizimi i projekteve!

Komuna do të vazhdojë të përkrahë çdo projekt i cili i shërben zhvillimit të vendit në çdo drejtim.

Nik Gjeloshaj

Shperndaje