Kajoshaj: Vota për DPS është votë për asimilim, asnjë votë për ata që shesin kombin, gjuhën dhe flamurin

Kryetari i UDSH-së dega e Malësisë,Fadil Kajoshaj, në konvente e “Shqiptaret te vendosur”(Forca-UDSH-ASH) në Tuz tha: më gëzon fakti kur ju shohë të gjithë të bashkuar dhe shpresoi se ky është një fillim i mbarë për shqiptarët në Mal të Zi, bashkimi i tri partive shqiptare na jepë shpresë se më në fund e kemi kuptuar se diçka nuk ka gjënë në rregull deri tani dhe në të ardhmen duhet të bashkohemi të gjithë bashkë dhe të arrisim një zhvilim të shqiptarëve dhe përmirsimin e të drejtave tona në Mal të Zi.

Kemi shumë shqiptarë që për fatë të keqë nuk votojnë shqiptarët dhe çka është edhe më e keqja e tyre tyrpërohën prej vetvetës që janë shqiptarë, tyrpërohen prej flamurit kombëtar dhe e kanë harruar gjuhën e vetë shqipe.Për shqiptarët e tillë të cilët shiten për interesa persoale, të cilët shesin kombin, flamurin dhe gjuhën për ta çdo koment është i tepërt.

Ata shqiptarë të cilët votojnë PDS (DPS) janë duke bërë një gabim të rëndë dhe janë duke asimiluar vetën dhe familjen e tyre, tha Kajoshaj.

Për ne që kemi mbetur në fjalën kuptimplot shqiptarë, për ju dhe familjet tuaja,për një ardhe të ndritur të dielen rrethoni numrin 1 dhe asnjë numer tjetër, për arsye se ne jemi ata që do të çojmë kombin dhe popullin tonë në nivelin e duhur dhe do fitojmë të drejtat që na takojnë si popull autokton, ka thënë Kajoshaj.

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka tha se ka shumë misionar me detyra të posaçme të cilët mundohen që popullin shqiptar në Mal të Zi, me një mijë drellina ta devijojnë dhe ti japin kahje të ndryshme, por në asnjë mënyrë kahjen e drejtë.Koalicioni ”Shqiptarët të Vendosur” i cili është përgjigje e dëshirave të shqiptarve për bashkim, është i vendosur që aspiratave të shqiptarve tu japë drejtimin e drejt.

Populli jonë gjithmonë ka pasur ”sahan lupirsa” dhe i kemi edhe sot, ata njerëz të cilët kanë misione të posaçme dhe ftojnë kombin tonë që të radhitën në radhët e tyre, unë i pyes ata zotërinj, a e ka shqiptari vendin mes qindra flamujve serb dhe malazez, a e ka shqiptari vendin mes të atyre intelektualve malazez dhe boshnjak të cilët përpilojnë një fjalorë dhe popullin më të lashtë në këto treva e quajnë ardhacak, ata shqiptar asnjëherë nuk e gritën zërin për mbrojtjen e shqiptarve, tha Zenka.

Sa do që thonë që Parqet Nacionale në ”Bjeshkët e Nëmura” shqiptarët nuk mund lirshëm ti shfrytëzojnë dhe të levizin, ne jemi të vendosur tu themi që në ato parqe shqiptarët zotë të atyre tokave do ti shfrytëzojnë lirshëm me vendosmërin tonë dhe qëndrimet tona kundrejt popullatës tonë.Ata të thonë jo ne themi po dhe do shofim kuj ti dalë.

Sa do që të kenë të vështirë të kapërdhijnë modhën e Komunës në vete të Malësisë e të thonë prisni, ne sduam të presim jemi të vendosur që sado projekte të bëjnë që gjoja Komuna e Malësisë nuk mund të qëndrojë, me një Shkodërdhe dhe me Kryeqytetin afër me një pozit gjeostrategjike siç e ka Malësia, ne u themi se do jemi më të zhvilluar seç keni qënë ju ndonjëher.

Ata që thonë që nuk do kthejnë udhishtën dhe pronën private, ata që thonë se e mira detare mund të menxhohet më mirë nga ata, ne u themi me bindje të plotë dhe me vendosmeri që prona jonë është toka jonë dhe pronën tonë duam ta udhëheqin ne. U themi se do të kthejmë edhe ingerencën mbi të mirat detare, do të kthejmë edhe udhishtën tonë dhe do t’ja kthejmë të mirat Ulqinit tonë, tha Zenka në konvnten në Tuz.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!