Pejoviq: Shqipëria të llogarisë në përkrahjen e Malit të Zi

Shqipëria mund të presë përkrahjen e Malit të Zi në plotësimin e obligimeve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Pejoviq.

Ai sot bisedoi me kryesuesen e Këshillit Nacional për integrime evropiane dhe Këshillit Parlamentar për integrime evropiane të Shqipërisë Majlinda Bregu.

Siç njoftohet nga Ministria e jashtme dhe integrimeve evropiane temë ka qenë “Bashkëpunimi i dy shteteve në proceset e integrimeve evropiane, me fokus në këmbimin e njohurive dhe përvojave nga procesi bashkëbisedues. Ambasadori Pejoviq e ka njoftuar bashkëbiseduesen me rezultatet kyçe të cilat Mali i ZI i ka arritur gjatë bisedimeve për anëtarësim me fokus në organizimin dhe koordinimin të procesit bashkëbisedues dhe fuqizimin e kapaciteteve për marrjen e obligimeve nga anëtarësimi i ardhshëm, thuhet në njoftim. Gjatë bisedës ambasadori Pejoviq ka përcjellë mesazhin që Shqipëria mund të llogarisë në vazhdimin e përkrahjes së plotë Malit të Zi në plotësimin e obligimeve për fillimin e procesit bashkëbisedues, thuhet në njoftim.

Majlinda Bregu i ka përshëndetur rezultatet e arritura në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se përparimi i Malit të ZI në implementimin e reformës dhe përafrimin në rrugën evropiane është shtytës për Shqipërinë, por edhe tjerat shtet nga rajoni, që t’i intensifikojnë përpjekjet në këtë fushë.

Shperndaje