Ambasadori Kurtezi, takon Kryeparlamentarin, Aleksa Beçiq – Prioritet perspektiva evropiane

Sot, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, priti në takim Ridi Kurtezin, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të dy vendeve fqinje dhe miqësore.

Beçiq tha se Mali i Zi mbetet i përkushtuar në kursin e saj të politikës së jashtme dhe do të forcojë rrugën Euro-Atlantike dhe Evropiane të Malit të Zi.

Duke shprehur përshëndetjet e Presidentit të Shtetit, Parlamentit dhe Kryeministrit, Kurtezi falënderoi Malin e Zi për solidaritetin dhe mbështetjen e dhënë pas tërmetit që goditi këtë vend vitin e kaluar, njoftoi kabineti i Beçiq.

Ai shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, duke shprehur besimin se Mali i Zi dhe Shqipëria do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me rëndësi të ndërsjellët.

“Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë janë aq të mira saqë mund t’i trajtojmë ato si vëllazërore dhe do të forcojmë dhe përmirësojmë miqësinë tonë në periudhën e ardhshme,” përfundoi Kurtezi.

Beçiq shprehu gatishmërinë e Malit të Zi për të afirmuar rrugën evropiane të Shqipërisë dhe për të ndarë përvojën në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!