Komuna e Tuzit i pajisë me libra falas të gjithë nxënësit e shkollave fillore

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, morën pjesë në ndarjen e librave në shkollat fillore ,,Mahmut Lekiq”- Tuz dhe ,,29 nëntori”- Dinoshë.

Komuna e Tuzit i ka paiusur me tekste shkollore të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Tuzit.

Gjeloshaj theksoi se ky vendim për blerjen e teksteve mësimore është ndihmesë ndaj të gjitha familjeve fëmijët e të cilave ndjekin mësimin në shkollat fillore, brenda Komunës së Tuzit.

Drejtori i shkollës fillore “Mahmut Lekiq” falenderoi Kryetarin e Komunës për këtë kontribut me plotë vend për të mirën e nxënësve dhe për kurrësimin e xhepave të prindërve. Ai njëkohësisht shfrytëzoi rastin për t’ia ndarë Mirënjohjen kryetarit në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në përmirësimin e kushteve të nxënësve në këtë shkollë. /Malësia.ME/


Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!