Shqipëri – Izrael, në hije të masave të rrepta të sigurisë

Masat e sigurisë për delegacionin izraelit kanë lënë në hije ndeshjen eliminatore të Kombëtares së Shqipërisë me Izraelin, që luhet të shtunën (sot) nga ora 20:45 në Elbasan.

Ka kohë që për sigurinë flitet më shumë se për vetë ndeshjen e vlefshme për kualifikim në botërorin “Rusia 2018”. Ndeshja është dashur të luhej në Shkodër, por për shkaqe të sigurisë në fillim të javës është vendosur që të luhet në “Elbasan Arena”, shkruan sot Koha Ditore.

Ky ndryshim ka shkaktuar telashe organizative, që janë kaluar, por siguria e lojtarëve dhe e zyrtarëve të Izraelit ka vazhduar të mbetet prioritet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!