Emina Çunmulaj: Jam e befasuar pozitivisht nga lista e ASH-së

Fushatës përa zgjedhore në Tuz i është bashkua edhe modelja e mirënjohur Emina Çunmulaj, e cila publikisht mbështeti Alternativën Shqiptare, shkruan CDM.

Bukuroshja e njohur shqiptare nga Malësia, me famë botërore, Emina Çunmulaj, përmes një postimi në instagram duke shprehur dashurinë e madhe për vendlindjen e saj i ka dhënë mbështetjen e plotë listës zgjedhore të Alternativës Shqiptare, e cila në zgjedhjet e ardhshme lokale mban numrin 7.

Ajo i ka ftuar bashkëvendësit e vet, që duke votuar këtë listë, votojnë të ardhmen e Malësisë.

Përkrahjen e dhënë e arsyeton me përbërjen e listës zgjedhore të ASH, në veçanti për shkak të përfshirjes së një numri të madh të rinjsh , të arsimuar e që janë e ardhmja e Malësisë.

Fotografia e Anton Gjokaj

Fotografia e Anton Gjokaj

Fotografia e Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!