Maqedoni: Ali Ahmeti priti kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungun

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim dje në Tetovë ka pritur në takim kryetarin e Ulqinit dhe njëherit kryetar të Partisë Forca, Nazif Cungun.

Siç transmeton RTM 2 si pas Ahmetit,  ky takim ka qenë takim I frytshëm ndër vëllazëror,  ku kanë diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me dy vendet si në aspektin e kulturës, arsimit , ekonomisë dhe atë politikë.

Për kryetarin Cungun, ky takim ka qenë vëllazëror për forcimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve të Maqedonisë  dhe të atyre të Malit të zi.

Gjatë takimit i bëra një prezantim të gjendjes së shqiptarëve të Malit të Zi dhe zhvillimeve tona të fundit politike. Nga z. Ahmeti mora përgëzime për arritjet e fundit dhe konfirmimin e mbështetjes së tij në përpjekjet e përmirësimit të gjendjes së shqiptarēve të Malit të Zi. Po ashtu diskutuam për nxitjen e investimeve të shqiptarëve të Maqedonisë dhe mbarë diasporës në trojet e banuara nga shqiptarët në Mal të Zi, duke folur konkretisht për potencialin e madh ekonomik që egziston në to. U dakorduam gjithashtu që të nxisim më shumë shkëmbimet në fushën e artit, sportit, arsimit, medias e kulturës, tha Cungu.

 Ahmeti tha,  kam mësuar shumë mbi rrjedhat, mbi zhvillimet në Mal të Zi, me ç’rast z. Cungu – kryetar i Ulqinit, do ketë mbështetjen e plotë të të gjitha iniciativat, veprimtaritë si kryetar komune për bashkëpunim me ne si në fushën e kulturës, arsimit, por edhe në zhvillimet politike, sigurisht që edhe z. Cungu do të ndikojë me autoritetin e tij tek autoritet më të larta të Malit të Zi, pasi tani Mali i Zi ka një përparësi nga ne dhe është veç më anëtar i NATO-s, që do të inkurajojë autoritet andej, që të kemi një përkrahje edhe më të gjerë, që edhe ne të bëhemi pjesë e NATO-s”,- deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Edhe Ahmeti edhe Cungu ishin të të njëjtit mendim  se edhe Maqedonia edhe Mali i Zi duhet të punojnë së bashkë që në të ardhmen e afërt të jenë pjesë e familjes së madhe europiane.

Fotografia e Nazif Cungu

Shperndaje