Zaev-Darmanoviq: Mali i Zi e mbështet Maqedoninë në synimet për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe sekretari shtetëror në MPJ Viktor Dimovski, u takua me ministrin malazez të Punëve të Jashtme Srdjan Darmanoviq, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Malit të Zi, Predrag Mitroviq.

Darmanoviq, siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, ka vlerësuar se qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë dhënë mbështetje të fuqishme për konceptin e hapur reformues dhe multietnik të Qeverisë së re, që u dëshmua në zgjedhjet e fundit dhe se politikat e këtilla qeveritare i hapin perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë.

Ministri Darmanoviq ka shtuar se është i dukshëm përparimi i Maqedonisë pas ndryshimeve, e cila është shembull i mirë në rajon.

Mali i Zi, i cili nga Maqedonia e mori kryesimin me Grupin e Adriatikut, siç është theksuar, e mbështet Republikën e Maqedonisë në aspiratat në NATO dhe do të qëndrojë pas shtetit në këtë rrugë.

Në takim bashkërisht është konstatuar se takimet e shpeshta të niveleve të larta qeveritare midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Malit të Zi, kontribuojnë edhe për intensifikim të bashkëpunimin midis dy shteteve dhe për bashkëpunimin rajonale e cila është e rëndësishme në proceset euro-atlantike të vendit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!