Camaj: Kërkesa nga diaspora për të heq dorë nga komuna?!

Kryetari i Lidhjes Demokratike Dega e Malësisë z. Nikollë Camaj në një status të tij në facebook është shprehur në mënyrë indirekte se për të hequr dorë nga komuna si liri dhe e drejtë themelore po i kërkohet edhe nga diaspora, ose siç shprehet ai nga nuk e kishin prit.
Ndoshta ky reagim i z. Camaj vjen pas publikimit të reagimit sqarues të z. Ejllo Berishaj për çështjen e platformës. Në emailin e derguar nga z. Camaj nuk permendet në asnjë fjali se shkaku i mosnënshkrimit të platformës është komuna, por ka permendur shkaqe tjera, që skanë lidhje me komunën. Emailet që janë derguar z. Berishaj nga ana e partive shqiptare të gjithë kemi pas rastin ti lexojmë, ato janë shumë të qarta dhe transaprente.
Më poshtë  mund të lexoni statusin e plotë të z. Nikollë Camaj
Se a dorëzohen liritë dhe të drejtat, për siguri (financiare), përgjigjen na e jep Benjamin Franklin, në shek. XVIII… Pra, a hiqet dorë nga komuna e plotë, si liri dhe e drejtë themelore, për të qenë i barabartë me të tjeret?! Them JO, edhe pse kërkesa për këtë, po vijnë edhe nga adresa prej nga se pritnim! Megjithatë, ne do të vazhdojmë betejën tonë të drejtë e parimore!

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!