Dokument: Viti 2012, kur LDnëMZ nuk nënshkruante iniciativën për Komunë të plotë!

Ndoshta jo të gjithë janë të njohur me procedurat për të fituar statusin e komunës, përveç dëshires dhe fjalëve duhet edhe punë. Për të fituar statusin e komunës përveç elaboratit, duhet vlerësimi i Ministrisë së brendshme, referendumi, vlerësimi i qeverisë dhe votimi në Parlament.

Por, çfarë është bërë deri tani, fjalë ka pas boll, punë më pak, por një dokument konkret është publikuar në një debat në rrjetet sociale, ku parlamentit të Malit të Zi i është derguar një kërkesë, ku shihet qartë që deputeti dhe kryetari i LDnëMZ Mehmet Bardhi nuk kishte nënshkruar këtë iniciativë që ka në thelb formimin e komunës së Malësisë.

Në këtë dokument i cili është i datës 03.08.2012 mungon nënshkrimi i z. Bardhi, ndersa nga ana tjetër z. Vasel Sinishtaj dhe z. Genci Nimanbegu kishin nënshkruar këtë dokument. Pse mungon këtë nuk e dimë, por është e qartë që mungon nënshkrimi i Mehmet Bardhit, kryetarit të LDnëMZ.

Në dokument thuhet:

“Bashkangjitur propozim ligjit në bazë të nenit 32 paragrafi 1 Ligjit mbi organizimin teritorial të Malit të Zi, po ju dorëzojmë elaboratin për formimin e komunës Malësia/Tuz (të printuar dhe në formë elektronike), dhe ju lutemi që këto ti kaloni në procedurë të mëtejshëm, në bazë të Rregullorës së Parlamentit dhe procedurës
adekuate ligjore”

DEPUTETET

1. Vasel Sinishtaj nënshkrimi
2. Mehmet Bardhi mungon nënshkrimi
3. Genci Nimanbegu nënshkrimi

Podgoricë, 03.08.2012

Foto (dokument) është marrë nga komentuesi N.C de faqja e facebook “fjala e lire”

/Malësia.ME/

dokument per formimin e Komunes se Malesis

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!