Të premten, me 11.12.2015, në Ulqin u mbajt takimi i radhës i liderëve të subjekteve politike shqiptare. Mbledhjen e mbrëmshme, sipas akordit të mëhershëm, e drejtoi kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka. Ai u shpreh se nga ky takim u nxorën këto përfundime:
- U formua grupi punues për përpilimin e platformës politike të përbashkët të subjekteve politike.
- Të dërgohet iniciativa kundrejt institucioneve relevante shtetërore për ndryshimin e Ligjit zgjedhor.
- U formua grupi punues për hartimin e propozim-ndryshimit të Ligjit zgjedhor.