Maqedoni: Qeverisja e katër viteve të ardhshme, në dorë të shqiptarëve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni deri më tani ka numëruar rreth 94 për qind të numrit të votave të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.VMRO-DMPNE e Nikola Gruevskit ka dalë parti e parë , duke fituar 51 mandate deputetësh, 2 më shumë se LSDM e Zoran Zaev.

Gruevski ka thënë se qytetarët i besuan partisë së tij dhe vizionit të VMRO-së, e këto janë zgjedhjet e 10-ta radhazi të fituara prej tyre.

Partitë Shqiptare duket që do fitojnë 20 deputetët, të cilat në këto zgjedhje kanë humbur terren.

10 mandate deputetësh ka fituar BDI, 5 “Lëvizja Besa”, tre mandate ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH ka marrë vetëm dy.

Nga 94 përqind të numrit të votave të numëruara, BDI ka marrë rreth 83.849 vota, Lëvizja BESA rreth 55.811 mijë, Aleanca për shqiptarë 34.441 vota dhe PDSH-ja rreth 30 mijë vota.

Ahmeti: BDI ka fituar, por kanë humbur shqiptarët, së paku 9 deputetë

ali-ahmeti

Në konferencën për media kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se në këto zgjedhje në Maqedobi BDI ka fituar në korpysin shqiprarë, por kanë humbur shqiptarët për shkak të copëtimit të votës së popullit shqiptarë në më shumë parti.

“BDI gjithmonë ka apeluar tek elektorati i vetë dhe ka kërkuar që shqiptarët të mos copëtohen në parti të vogla, sepse do të jenë humbës. Gjithmonë i kemi thirr të gjitha partitë e vogla të bëhen bashkë, të fitojnë BDI-në por të mos humbin shqiptarët. Me hidhërim e them se shqiptarët kanë humbur mandate. BDI ka fituar zgjedhjet, por mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në radhë të parë. Dhe nuk më gëzon fitroja e BDI-së”-theksoi Ahmeti.

Sipas tij, shqiptarët kanë humb së paku 9 deputetë. Ai nuk mohoi mundësinë e formimit të koalicionit pas-zgjedhor edhe me partitë tjera shqiptare.

Gjithsesi sipas Ahmetit realizimi i procesit zgjedhor pa probleme dëshmon se vendi shënon progres dhe pjekuri. Ai shtoi se BDI do t’i mbetet besnik platformës së vetë për integrimin e vendit në UE, mbrojtjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe ngjashëm.

Thaçi e pranon humbjen e PDSH-së, Mandatet e PDSH-së ja bashkoj Lëvizjes BESA pa asnjë kusht

Rezultat slika za menduh thaci pdsh

Menduh Thaci ka dalur në konferencë për media ku ka thënë se PDSH i ka humbur zgjedhjet. Ai ka thhënë se përgjegjësinë për këtë humbje e mer ai si kryetar i PDSH-së.

Thaçi e ka marrë vetë përgjegjësinë për humbjen e PDSH-së, por atë e ka quajtur si humbje të “vetëm një beteje”.

“Nuk ka vend për zhgënjim”, ka thënë Thaçi në një konferencë për gazetarë.

Thaçi ka thënë se humbësja e vërtetë e zgjedhjeve të sotme është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i Ali Ahmetit.

“BDI ka humbur katastrofalisht”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se prej partive shqiptarëve ka dalë fituese Lëvizja Besa dhe ka premtuar se kjo parti do ta ketë përkrahjen e PDSH-së.“Ne e mbështesim Lëvizjen Besa si fituese të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Thaçi i ka hedhur poshtë deklaratat se Lëvizja Besa është krijuar nga Turqia, duke i ka cilësuar ato si “broçkulla” të Ali Ahmetit.

Kasami: Fituan shqiptarët, humbi BDI-ja

Srodna slika

Kryetari i Lëvizje BESA, Bilall Kasami, para mediave tha se nga sot shqiptarët mund të frymojnë ë lirshëm. Ai tha se fituan shqiptarët dhe humbi BDI-ja duke shtuar se edhe përkundër presionit të madh nga funksionarët e BDI-së dhe shqiptarët arritën të “votojnë për opsionin i cili ishte opsion i shqiptarëve të Maqedonisë”.

Sela: Ne e pranojmë verdiktin e popullit, e pranojmë rezultatin

Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela në daljen para mediave tha se “Aleanca për shqiptarët” do të pranojnë verdiktin e popullit.

“Ne e morëm mesazhin. Ne do ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. I bëj apel Alisë dhe BDI-së të reflektojnë. I mësuat shqiptarët se vota është vetëm interes personal, prandaj mos fajëso partitë e vogla por fajin drejtoje tek vetja jote. Ju jeni fajtor që zona gjashtë ka 10 për qind votues më tepër se zonat tjera.”, tha Sela, duke thënë se me mijëra votues të Aleancës janë hequr nga lista.

“Besoj se do të reflektoni. Ne pranojmë vullnetin dhe verdiktin e popullit. Nëse keni legjitimitet mos e shfrytëzoni për nevojat e tuaja personale por për të sjell të drejta kolektive personale”, tha Sela.

Ai tha se “Aleanca për shqiptarët”, do të ketë tre mandate në Kuvend.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!