Shtrenjtohen derivatet e naftës

Prej mesnate çmimet e të gjitha derivateve të naftës në Mal të Zi do të jenë më të mëdha për 5 centë, njoftohet nga Ministria e ekonomisë.

Një litër eurosuperti 95 dhe 98 oktanë, gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 1.13 euro, gjegjësisht 1.17, kurse eurodizeli 1 euro.

Çmimi i gazoilit në shitje me shumicë gjatë 15 ditëve të ardhshme do të kushtojë 98 centë, kurse për nxehje 70 centë. Ndryshimet e fundit të çmimeve të naftës kanë qenë më 15 nëntor, kur të gjitha llojet janë liruar për 4 centë.

Shperndaje