Zenka në situatë delikate, a do të marrë pjes në paradën e LGBT apo do refuzojë si Dinosha

Para disa kohe organizatorët e Montenegro Pride kanë ftuar ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenken që të marrë pjesë në paradën e krenarisë, e cila do të mbahet me 17 dhjetor në Podgoricë.

Është ende e paqartë nëse ministri do të marrë pjesë në paradën e LGBT, por siç thotë një burim i CDM nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Zenka është i gatshëm të sakrifikohet dhe të shkojë në paradë, nëse këtë Qeveria e kërkon prej ti.

Problemi kryesorë është se ministri Zenka do ishte politikani i parë shqiptarë që merrë pjesë në paradë, dhe nuk dihet se si do të vlersohet kjo nga populli shqiptarë, raporton Malësia.ME.

Kujtojmë se ish-Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Ferhat Dinosha ishte kundë paradës së krenarisë në vitin 2011.

Kur kjo merret parasysh Zenka gjindet në një situatë shumë delikate, sepse nëse ai shfaqet në paradë, do të jetë politikani i parë shqiptar i cili ka mbështetur publikisht këtë manifestim./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!