CDM: ASH dhe LDSH arrijnë koalicion?

Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare janë pranë marrëveshjejes për koalicion parazgjedhorë për zgjehjet e ardhshme lokale për Komunën e Tuzit,  të cilat do të mbahen më 3 mars, mëson jozyrtarisht CdM.

Burimet e CdM e konfirmojnë se bashkëpunimi në nivel lokal mund të vazhdohet edhe në nivelin shtetëror dhe se përveç këtyre dy subjekteve që dyshohet se tashmë kanë rënë dakord, mbetet mundësia që këti koalicioni ti bashkohet edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq i ka shpallur zgjedhjet për këshilltarët e Kuvendit Komunal të Tuzit për më 3 mars.

Më 1 shtator, Tuzi zyrtarisht e fitoi statusin e komunës së pavarur. Fondet për realizimin e zgjedhjeve të para për kuvendin e komunës së re sigurohën nga buxheti i Malit të Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!