Gjeloshaj: Nuk luajmë nga qëndrimi që të gjitha ndërrmarrjet ti marrim në paketë

Buxheti i kryeqytetit për vitin e ardhshëm është hartua në mënyrë të paligjshme sepse nuk parashikon fonde për financimin e QKI ”Malesia” themelues i të cilës është kryeqyteti, tha Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit, në debatin qendror publik të mbajtur dje mbi projekt-buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2020.

Gjeloshaj tha se nuk e ka të qartë dhe nuk e kuptonte sesi Kryeqyteti mori miratimin e buxhetit nga Ministria e Financave pa QKI ”Malësia” në të.

Ai tha se nuk do të veprojnë në mënyrë të paligjshme.

Ne në buxhetin tonë nuk kemi mundur të parashikojmë QKI ”Malesia” sepse ne nuk jemi themeluesit e këtij institucioni publik.

Ai theksoi se financimi i këtij institucioni kulturor mund të gjejë vend në buxhetin e komunës së Tuzit nëse deri në fund të vitit bien dakord me Kryeqytetin për të marrë përsipër kompetencat e atyre ndërrmarrjeve që veprojnë në territorin e Komunës së Tuzit, dhe themeluesi është Kryeqyteti.

“Edhe sot e them që ne jemi të gatshëm ta ndryshojmë sepse ky është projekt-buxhet, dhe të planifikojmë QKI ”Malësia” nëse sqarohet me ligj, gjegjësisht të arrihet marrëveshja me Kryeqytetin. Ne jemi të gatshëm dhe qëndrojmë pas qëndrimit për të marrë përsipër QKI ”Malësia”, Tregun, shërbime komunale dhe të gjitha ndërrarrjet në paketë.

Ne nuk do ta pranojmë pjesërisht vetëm atë që planifikuesit e buxhetit të Kryeqytetit e parashikojnë si shpenzim dhe ta kalojnë në Komunën e Tuzit, ndërsa ato që sipas llogarive të tyre kanë të ardhura të mbeten nën kontrollin e kryeqytetit, “tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!