Mali i Zi, ka konfirmuar dënimin ndaj një shtetasi të saj për krime lufte në Kosovë.
Dënimi prej 14 viteve burg i është konfirmuar nga Gjykata e Apelit, ish-vullnetarit të ushtrisë Jugosllave, Vllado Zmajeviq.
Ky i fundit në vitin 1999 në Zhegër të Gjilanit, fillimisht vrau një bari, pasi ai ishte përgjigjur në gjuhën shqipe.
Më pas kishte vrarë edhe dy burra e një grua para shtëpisë së tyre.
Gjykatësi i rastit tha që Zmajeviq në hetimin e parë kishte pranuar se i ka kryer këto vrasje, por të njëjtat i kishte mohuar gjatë procedurave gjyqësore.
Megjithatë, sipas përfaqësuesit ligjor të familjeve të viktimave, Loro Markiq, familjet nuk janë të kënaqura me këtë dënim.
“Familjet e dëmtuara konsiderojnë se ky është një ndëshkim i butë për veprat e kryera, sepse bëhet fjalë për viktima që kanë ushqyer familjet e tyre me bukë”, tha avokati Markiq.