Omer Kajoshaj, Edin Krniq dhe Ruzhdija Axhoviq fituesit e çmimit të Komunës së Tuzit për vitin 2019

Juria për ndarjen e Çmimit të komunës së Tuzit për vitin 2019, e emëruara nga ana e Kuvendit të komunës së Tuzit, në përbërje: Marash Dukaj – kryetari i Jurisë; anëtarët e jurisë: Shemsudin Lulani, Mark Junçaj dhe Sellman Laçeviq në seancën e mbajtur më 09.12.2019, njëzëri ka sjellë –

VENDIM

që Çmimi i Komunës së Tuzit për vitin 2019, të ndahet

🔹Omer Kajoshaj – Kontribut për punë humanitare.

🔹 Edin Krniq – shkrimtar dhe reporter i udhëtimeve – Kontribut në paraqitjen e emrit të Komunës së Tuzit dhe Malit të Zi nëpër botë.

🔹 Ruzhdija Axhoviq – Kontributi në afirmimin e vlerave themelore krijuese, të rëndësishme për Komunën e Tuzit dhe më gjerë, në fushat letrare, gazetareske dhe publicitare.

KRYETARI I JURISË
Marash Dukaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!