Rama ndanë medaljen arit skuadrës shpëtuese nga Mali i Zi

Kryetari i Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama i dha medaljen e arit dhe mirënjohjen skuadrës malazeze të shpëtimit e cila ofroj ndihmë edhe përkrahje Shqipërisë pas tërmetit i cili ngjau me 26 nëntor dhe ndihmojë pa rezervë në kërkimin e të mbijetuarve poshtë rrënojave.

Gjatë pranimit për Vit të Ri i cili u organizua për korin diplomatik, Rama falënderoi Malin e Zi, popullin e Malit të Zi dhe skuadrën shpëtuese në emër të Shqipërisë dhe të popullit Shqiptarë.

Ai tha se një vend i vogël siç është Mali i Zi menjëherë doli në ndihmë, që do të mbahet mend përgjithmonë dhe do të vlerësohet shumë.

Shpërblimin në emër të Malit të Zi e pranoi përfaqësuesi diplomatik në Ambasadën malazeze në Shqipëri Vesna Radonjiq, e cila falënderoi Ramën, duke thënë se Mali i Zi e vlerëson shumë këtë shpërblim./Ul-Info/

Shperndaje