Injac-Kurtezi: Të avancohet bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes

Ministrja e mbrojtjes e Malit të Zi ,Olivera Injac pret që gjatë mandatit të sajë bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes do të përparohet edhe më tepër, në veçanti, duke pasur para sysh interesat dhe synimet e përbashkëta të dy shteteve aleate në NATO.

Injac është takuar dje me ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi , Ridi Kurtezi.

INJAC PORUČILA: Saradnja sa Albanijom će biti dodatno unaprijeđena – Volim  Podgoricu

Ambasadori Kurtezi e ka përgëzuar ministren Injac për emërim në këtë detyrë të përgjegjshme dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy shteteve aleate.

Kurtazi ka folur edhe për bashkëpunimin përmbajtësor ndërmjet dy vendeve në kuadër të iniciativës rajonale, gjë që kontribuon në forcimin e mirëbesimit reciprok. “Bashkëbiseduesit kanë theksuar edhe besimin se dy vendet do të realizojnë me sukses edhe progresin në implementimin e agjendës integruese evropiane përmes përkrahjes reciproke , e cila në periudhën e ardhshme do të jetë themel i stabiliteti në rajon, thuhet në Kumtesën e Ministrisë së mbrojtjes të Malit të Zi.


Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!