Beci: URA nuk është më pjes e pushtetit lokal, sellja e Forces skandaloze

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit dhe antari Lëvizjes Qytetare URA Safet Beci, ka njoftuar se kjo parti nuk është më pjesëmarrëse e pushtetit lokal.  “Pushteti nuk funksionon, institucionet janë paralizuar, e çka është më e keqja nuk shoh që dikush merakoset rreth kësaj.

Ndoshta kjo lloj situate, mbas të gjithave, na është bërë normale. Thjeshtë e pabesueshme! Për shkak të ambicieve personale dhe animozitetit të disa individëve e pëson tërë qyteti. Kur bëhet fjalë konkretisht për URA-ën, në asnjë moment nuk ia zvogëlojmë vetes përgjegjësinë, para së gjithash për shkak se ia ofruam dorën atyre të cilët nuk meritojnë asgjë nga askush. Sa i përket neve, ne nuk jemi më pjesë e pushtetit aktual. Çdo gjë që do të bëjmë në periudhën e ardhshme do të jetë përkrahja teknike rreth votimit të vendimit për financim të përkohshëm i cili, të paktën shkurt, do të zhbllokojë procesin dhe do të jap frymëmarrje artificiale të punësuarve në komunë dhe ndërmarrje publike ku ajo është themelues”, tha ai për “Vijesti” njofton ulinfo.

Beci veçanërisht kritikoi sjelljen e Forcës. “Sjellja e tyre është skandaloze dhe tejkalon shijen e çfarë do lloj taktike politike. Thjesht, nuk janë të vlefshëm të komentohen”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë për dalje nga kjo situatë dhe URA insiston në këtë gjë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!