Debatë publike për shpalljen e Lumit Cem monument natyror: Të ndalohet nxjerrja e zhavorrit

Dje në ambientet e KU të Tuzit u mbajtë debatë publike për shpalljen e Lumit Cem monument natyror, projekt ky që zhvillohet tash dy vjet i organizuar nga përfaqësuesit e sektorit publik dhe nga OJQ .

Në këtë debat morën pjesë një numer i madhë i qytetarëve ndër ta këshilltarët në kuvendin e KU të Tuzit dhe përfaqësues të OJQ të cilët i përshëndeti kryetari i Komunës Abedin Axhoviq duke i ftuar që të kyçën në debatë publike për të dhënë vëretjet dhe sygjerimet që të japin kontributin e tyre.Të pranishmit i përshëndeti edhe Emin Axhoviq i cili është i kyçur në këtë projekt,ai kërkoi që të gjitha propozimet dhe sugjerimet të paraqiten edhe me shkrim, në mënyrë që të lehtësohët përfshirja në projektin e përgjithshëm.

Të ndalohet eksploatimi i rërës dhe zhavorrit në tërë kanionin e Lumit Cem dhe jo vetëm në pjesë të caktuara, të definohen kufijtë e monumentit të natyrës dhe të ndryshohen toponimet ishin disa nga vërejtjet kryesore të shumicës së atyre të pranishmëve në debatën publike mbi projekt-vendimin për të shpallur Lumin Cem monument natyror.

Musa Djoka nga OJQ Trofta tha se me projekt vendim nuk e sheh se si do të rregullohet mbrojtja e vendeve dhe të drejtat e pronarëve të restoranteve me qëllime turistike, dhe çfarë do të ndodhë me këto objekte.

Këshilltari i LDnëMZ në Kuvendit e Tuzi Nikola Camaj vuri në dukje gabimet në toponime , është shumë e rëndësishme që vendimi mos të miratohet me këto gabime të tilla por të përmirsohen me kohë.Camaj tha se nuk dihen kufijtë e saktë dhe ai sugjerojë të definohen.

Është e papranueshme të ndryshohet gjeografia e Tuzit duke përdorur toponimet në mënyrë të gabuar, disa gabime në projekt duken si të qëllimshme,kemi pritur dhetë vjet do presim edhe një nëse është nevoja që të përmirsohën këtë gabim tha Smail Çunmuljaj, këshilltari i Iniciativës Qytetare në Kuvendin e Tuzit.

Kolë Lulgjuraj tha se duhet më shumë të organizohen akcione për pastrimine Cemit dhe se mbrojtja e saj është veprim shum i mirë.Ai ka thënë se çdo gjë duhet të përgatitet në gjuhën shqipe, në çfarë Lazarela Kalezic nga Sekretariati për planifikim dhe hapësirë kërkoi falje dhe tha se ajo do të kujdeset vetë për përkthimin edhe në gjuhën shqipe për herët tjera./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!