Gjashtë të plagosur nga shpërthimi në Shkodër, lëndohet edhe gazetarja e RTCG (Video)

Një shpërthim i fortë me eksploziv ka ndodhur rreth orës 10:39 minuta në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashte persona.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se objekt i sulmit ka qenë biznesmeni Lulzim Kulla i ashtuquajturi i forti i Shkodrës, njeri prej personave të mbetur të plagosur i cili është pronari i dyqanit të hedhur në erë. Të njëjtat burime saktësojnë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla i është afruar dyqanit të tij.

Dyshohet se lëvizjet e tij janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai ka mbërritur pranë biznesit, kanë bërë shpërthimin e telekomand. Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në drejtim të Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë, në momentin e shpërthimit në afersi të objektit gjindej ekipi i Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG) ku gazetarja e kësaj shtëpie mediatike mori lendime të lehta. Për ngjarjen u njoftua edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasada e Malit të Zi në Tiranë stafet e të cilëve u  nisen menjëherë drejt Shkodrës, shkruan RTCG.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!