Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi u ka dorëzuar deputetëve të Demokratëve vendimin e arsyetuar të kësaj gjykate mbi heqjen e disa dispozitave të caktura të ligjit me të cilin është rregulluar statusi ligjor i përfitueseve të kompenzimit në bazë të lindjes së tre ose më shumë fëmijëve, tha ish-deputeti Neven Goshoviq.
Goshoviq tha se, pritet që këto ditë vendimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohet edhe në fleten zyrtare të Malit të Zi dhe atëher sdo jetë më e vlefshme dispozita e ligjit me të cilin ishte e përcaktuar që të drejtë për kompenzim kanë vetëm nënat që, pas 6 gushtit 2015, u ka pushuar kontrata e punësimit në një periudhë të pacaktuar kohore.
Gjykata Kushtetuese konsideron se me përjashtimin e mundësisë që të drejtën për kompenzim të gëzojnë edhe nënat që kanë pasur kontratë të punës me afat të caktuar, ligjvënësi ka shkelur parimet kushtetuese për sundimin e ligjit dhe barazinë e të gjithëve para ligjit dhe se statusi ligjor i përfituesve të së drejtës për kompensim me ligj duhej rregulluar, duke filluar nga data 12 maj 2017 kur në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pushojnë së zbatuari dispozitat e nenit 54a dhe 54b të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve.
Siç tha Goshoviq, me zbatiin zkandaloz të ligjit antikushtetues janë shkelur të drejtat e mijëra nënave, të cilave pasi që u është hequr kompenzimi janë dërguar në Entin për Punësim, ku shumica prej tyre nuk gëzon asnjë kompenzim në bazë të papunësisë.
Goshoviq shtoi se, Gjukata Asministrative muaj me rradhë nuk vendos për mijëra raste të krijuara nga paditë e paraqitura të nënave.