Në Bozhaj qarkullimi nga sot vetëm në një korsi

Përmes kalimit kufitar në Bozhaj nga sot deri më 28 janar, qarkullimi do të zhillohet vetëm në një korsi për shkak të rikonstruksionit të këtij kalimi.

Nga shërbimi i policisë kufitare në këtë pikë thonë se do të angazhohen maksimalisht që pritjet për kalim të jenë sa më të shkurta, dhe në rast se punimet zgjasin më shumë se 15 ditë opinioni publik do të njoftohet me kohë.

Rikonstruksioni I kësaj pike doganore financohet nga BE dhe është e domosdoshmë për të plotësuar standardet e Marrëveshjes së Shengenit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!