Kryeqyteti nuk e kupton që Tuzi është komunë e plotë

Drejtori i ndërmarrjes “Deponia”, Arsenije Boleviq, deklaroi se tenderi për ndërtimin e banjës së katërt sanitare do të shpallet deri në fund të tremujorit të parë të këtij viti dhe se ata mund të marrin një banjë tjetër sanitare deri në fund të këtij viti.

Ndaj kësaj deklarate reagoi, Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke theksuar se Kryeqyteti nuk don ta kuptojë që Tuzi është komunë e plotë dhe kurrë më pjesë e Kryeqytetit.

“Kuptojeni më në fund, do të jetë më e lehtë për shëndetin tuaj mendor,” theksoi Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se të gjitha objektet e Deponisë janë në territorin e komunës së Tuzit.

“Për Deponinë dhe zhvillimin, zgjerimin dhe ndërtimin e banjës së katërt sanitare do të vendos komuna e Tuzit. Banjën e katërt sanitare mund ta ndërtoni në kryeqytet, dhe ajo do të jetë e para jo e katërta,” deklaroi Gjeloshaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!