Pushteti i ri ndanë vendet: URA mbetet pa poste, shumica e vendeve drejtuese për FD dhe Demokratët

Qeveria e re ka shpërndarë pozitat dhe funksionet në ndërmarrjet të cilat janë në pronësi shtetërore.

Sipas portalit CDM, me këtë shpërndarje, Fronti Demokratik do të ketë pozicionet drejtorëve në Agjencinë për Media Elektronike, Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, si dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Agjencinë e Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare, transmeton TvTeuta.

Gjithashtu kuadrot e Frontit Demokratik do të menaxhojë ndërmarrjen “Plantacionet” dhe Administratën Doganore, kurse pozicione udhëheqëse do të kenë edhe në Montecargo, Transportin Hekurudhor, Infrastrukturën Hekurudhore dhe Administratën Hekurudhore.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve në EEMZ do të jetë nga koalicioni “Paqja është kombi ynë”, kurse drejtori nga FD, dhe e njëjta situatë do të jetë në Sistemin e shpërndarjes elektrike dhe Rivierën e Budvës. Në Portin e Tivarit kryetari i Bordit të do të jetë nga FD, kurse drejtori nga Paqja është kombi ynë.

Lëvizja për Ndryshime do të ketë postin e drejtorit në Aeroportet e Malit të Zi , kurse kryetari i Bordit do të jetë nga FD. Drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil do të jetë nga PSP kurse kryetari i Bordit nga koalicioni Paqja është kombi ynë. Po sipas informacionve nga ky portal, drejtori i Administratës së Punëve Publike do të jetë nga koalicioni Paqja është kombi ynë,  drejtori i Agjencisë së Investimeve të Malit të Zi do të jetë nga LpN dhe presidenti i Bordit nga FD. LpN do të ketë edhe pozicionin e drejtorit të Institutit për Hidrometeorologji , kurse i Administratës së Sigurisë Detare do të jetë nga Koalicioni E zeza në të bardhë, ashtu si edhe drejtori i Drejtorisë Tatimore ,Qendrës për Kërkime Ekotoksikologjike dhe Qendrës për Konservim dhe Arkeologji.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!