Skuadra e Deçiqit është perforcuar me sulmuesin Aleksa Marushiq dhe mesfushorin shqiptarë Erjon Vucaj.
Marushiq është 22 vjeç, bëri debutimin e tij për Sutjeskën katër vjet më parë, ka luajtuar 73 ndeshje duke shënuar shtatë gola, përfshirë golin më të shpejtë në historinë e futbollit të Malit të Zi – në sekondën e 16-të të ndeshjes ndaj OFK Titograd.
Ndërsa mesfushori Vucaj ka lindur në Shkodër, në karrierën e tij ka luajtur për shumë klube shqiptare dhe gjysmën e sezonit e kaloi në Dritën e Kosovës.
Deçiq është në vendin e dytë në tabelë me tetë pikë më pak se Sutjeska.
Skuadra ka nisur përgatitjet për vazhdimin e kampionatit të hënën, ndërsa më 26 janar do të udhëtojë për në Antalia të Turqisë. /Malësia.ME/