Bruksel: Konferenca ndërkombëtare do të marrë pjesë edhe Nikollë Gegaj

Të martën, me 16 shkurt, në ambijentet e Parlamentit Europian, në Bruksel, do të mbahet Konferenca ndërkombëtare, me temë: PARTNERITETI BALLKANIK – FORCIMI I MARRËDHËNIEVE  REGJIONALE.

Në këtë Konferencë do të marrin pjesë autoritete të larta të shteteve të rajonit,gjegjesisht të Ballkanit përëndimor.

Me ftesë të Parlamentit Europian ne Konferencë do të marrë pjesë edhe Nikollë Gegaj, deputet në Parlamentin e Malit të Zi, i cili është njëkohësisht edhe antar i Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare në Kuvendin e Malit të Zi.

Konferencen do ta hapi  z.Johannes Hahn,komisari i Unionit Europian për bashkepunim dhe negociata.

Do të marrin pjesë: Ditmir Bushati Ministër i punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë,Fatmir Besimi zëvëndes kryeministër i Republikës së Maqedonisë, Arban Abrashi Ministër i punës dhe mirëqenies sociale të Republikës së Kosovës, Aleksandar Vuciq Kryeministër i Serbisë dhe Igor Crnadak Ministër për punë të jashtme të Bosnës dhe Hercegovinës./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!