Ministri Zenka vizitoi KU të Tuzit (Video)

Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka, qëndroi sot për vizitë pune në Komunën Urbane të Tuzit, me ç’rast bisedoi me kryetarin e KU Tuz z.Abedin Axhoviq dhe me bashkëpunëtorët e tij.

Pas takimit në një konferencë të përbashkët për media, ministri Zenka tha se mes tjerash biseduan për çështje politiko-ekonomike, për situaten aktuale në KU Tuz si dhe për ecurinë e marrëveshjes të koalicionit  ”Shqiptarët e Vëndosur” për formimin e komunën së plotë të Tuzit, respektivisht Malësisë. Zenka njoftoi se në një ardhme të afërt, pritet të realizohen edhe disa pika tjera të marrëveshjes që janë me rëndësi jetike për popullin shqiptarë në Malësi por edhe për shqiptarët që jetojnë në vendet tjera në Mal të Zi.

reklamo

Ndërkaq kryetari i Komunës Urbane të Tuzit z. Abedin Axhoviq falenderoi ministrin Zenka për vizitë duku theksuar se me mininistrin kanë biseduar për shumë tema. Ai tha se kanë biseduar për statusin e Malësisë, për të drejtat dhe avancimin e statusit të popujve pakicë, përmirësimin e cilësisë së jetës së grupeve të rrezikuara sociale, politikës së mundësive të barabarta, si dhe propozimet për forcimin e bashkëpunimit në fushat e përmendura.

Axhoviq dhe Zenka u shprehën të kënaqur me këtë takim duke theksuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e cekura gjatë takimit por edhe në aspektet tjera politike dhe ekonomike për zhvillimin e Komunës./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!