Video Malësia.ME
Në Sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit sot u bë nënshkrimi i marrëveshtjes politike mes PDS-së, Forcës, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit demokratik të Shqiptarëve, për formimin e pushtetit të ri në këtë Komunë.
Marrveshja u nënshkrua nga drejtuesit e këtyre partive Loro Nrekiq, Nazif Cungu, Fatmir Gjeka dhe Mehmed Zenka.
Përveç krerëve dhe zyrtarëve lokal, në sallë ishin prezent edhe zyrtarët e PDS-së të deleguar nga Podgorica, Halil Dukoviq dhe Ivica Kaleziq.Te gjithë përfaqësuesit politik u shprehën shumë të kenaqur në lidhje me këtë nënshkrim dhe thanë se shpëtimi i vetëm ishte koalicioni i gjërë.
Nga 33 këshilltarë sa numëron Kuvendi Komunal i Ulqinit, 27 do ta formojnë shumicën e re./Malësia.ME/