Gjelaj: Politikanët shqiptarë në MZ duhet të mësohen të kushtëzojnë

Në pyetjen tonë, si e vlerëson situaten politike në vend dhe a mendon se shqiptarët po kalojnë momente të vështira politike ,Lindon Gjelaj shprehet “C’të mbjellësh, do të korrësh!”

Mendoj se edhe aspekti politik i shqiptarëve në Mal të Zi mund të krahasohet me këtë thënie . Shqiptarët në zgjedhjet e fundit parlamentare dolën jo të bashkuar politikisht, ndaj edhe sot kjo reflektohet në situatën politike . Mos respektimi i marreveshjeve politike thelloi edhe më shumë “momentet e vështira “ për të cilat ju pyesni.

Pasojat e kësaj i shohim çdo ditë në komunat ku shqiptarët kanë përfaqesuesit e tyre , rasti i komunës së Ulqinit është shembulli më i mirë i pasqyrimit të politikës, e cila çon në zhgënjimin e popullsisë shqiptare dhe mosbesimin ndaj përfaqesuesve të partive politike. Mendoj se politikanët shqiptarë në Mal te Zi e kanë kuptuar këtë dhe do të ndryshojnë standartin e veprimtarisë brenda kohës së duhur , sepse kjo çon në humnerë politike si për votuesit  ashtu edhe për liderët.

Gjelaj thotë se shqiptarët duhet të kenë përfshirje në të gjitha strukturat shtetërore, duhet të jenë pjesë   integruese e cila ka për qëllim përmiresimin e pozitës së tyre, e në të njëjtën kohë edhe avancimin e pergjithshëm. Nuk janë shqiptarët fajtorë dhe as nuk mund te fajësohen për destabilitetin politik të brendshëm, por nga ana tjetër as nuk duhet të rrinë menjanë, por të japin kontributin e tyre konstruktiv për ta kaluar këtë destabilitet. Unë jam i bindur se vetë shoqeria në përgjithësi kalon momente të vështira kurse shqiptarët gjenden në mesin e kësaj situate e nga ajo duhet të dalin pa pasoja dhe ngarkesa të fajësisë.

Rreth integrimit të Malit të Zi në NATO, dhe a mendon se shqiptaret duhet të kushtëzojnë përkrahjen në këtë proces, Gjelaj thekson se, politikanët shqiptarë në MZ duhet të mësohen  të kushtëzojnë.

Procesi i integrimit të Malit të Zi është pjesë e politikës ku shqiptarët duhet të jenë sa më afër , të kontribuojn në ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme kur janë në pyetje standardet e UE dhe NATO-s , por jo si janë mësuar deri tani që gjithcka të perkrahet pa asnjë kushtëzim .

Kur them për kushtëzim, e kam fjalën në arritjen e të drejtave të caktuara ku përmes politikës 25 vjeçare, nuk është dhënë mundësia e realizimit. Politikanët shqiptarë në MZ duhet të mësohen që të kushtëzojnë jo vëtem në raportin e integrimeve europiane por edhe në aspektin e politikës brenda Malit të Zi , e jo siç ka qenë rasti i formimit të qeverisë dhe i referendumit më 2006, ku shqiptarët e përkrahen ate pa asnjë lloj kushtëzimi .
Kontributi ynë ka qenë që shteti të kalojë me lehtësi vështiresitë, kjo bindje vazhdon edhe sot, pa frikë mund të them se pa ndihmën tonë, vendi nuk është i aftë të kalojë ngurtesinë dhe pasigurinë që ka në kapërcimin e situatave.

Është vetëm çeshtje kohe që Mali i Zi do të integrohet, por integrimi i tij nuk do të jetë i plotë pa perfshirjen e shqiptarëve në të gjitha instancat duke u pozicionuar në vendin e tyre, e duke shmangur paragjykimet historike mes popujve ballkanikë.Lidertët dhe ata qe pretendojnë të marrin pushtetin duhet të ndërgjegjësohen për nevojën e realizimit të të drejtave të shqiptarëve në menyrë sa më cilësore dhe permbajtja të jetë sipas pervojave më të mira të vendeve ku pakica nuk është ngarkesë por lehtësi, urëlidhje dhe pasuri.

Jetoj për kohën kur kjo te ndodhë, që paqja e stabiliteti, mirëqenja dhe mirëbesimi të jenë virtyte dhe bindje e vërtetë, e jo mëyrat bizantine të përdorimit dhe shfrytëzimit të pakicës për arsye politike. Kontributi në integrime të UE dhe NATO-s do të krijojë një shoqeri qytetare por me veçoritë e secilit, pa e hedhur në hije identitetin por as duke e shfrytëzuar atë si monedhë për politikën ditore.

Për statusin e ri të Malësisë, komunë në kuadër të kryeqytetit, Gjelaj thotë se duhet ta vlersojmë si zgjidhje meqenë se avancon kompetencat dhe jep mundësi për themelimin e institucioneve dhe organeve që Komuna urbane nuk i ka mundësuar

Kanë kaluar dhjetë vjet nga zgjidhja që është imponuar, e jo ofruar, komunë urbane, dhe gjashtëdhjetë vjet nga koha e privimit të komunës në menyrë arbitrare. Nuk gjen zgjidhje një e drejtë elementare që një komunitet të administrojë territorin dhe resurset, eksperimentohet dhe nuk cohet drejt zgjidhjeve të provuara që janë funksionale, edhe pse vetëqeverisja vendore në MZ është edhe si e tillë e centralizuar. Deri në ditët tona ketij populli nuk i mundësohet e drejta në qeverisjen vendore, komunë me kompetenca si të gjitha të tjerat në MZ por eksperimentohen zgjidhje jo shumë të besueshme e gjithnjë për qellime manipulative ku pakica kombëtare përdoret si mjet për të kontrolluar shumicen politike në një komunë realisht me shumicë opozitare.

Gjithsesi duhet të vlersohet si zgjidhje meqenë se avancon kompetencat dhe jep mundësi për themelimin e institucioneve dhe organeve që Komuna urbane nuk i ka mundësuar, deri sa të piqen kushtet politike për komunë të plot si formë tranzitore drejt saj. Komunë në kuadër të Kryeqytetit nuk duhet të jetë zgjidhje definitive, por gjithsesi jep hapsirë dhe shliron sadopak situatën e bllokuar prej viteve që komuna të ofroj shërbime për nevoja të qytetarëve.

Në pyetjen si e vlerëson përkrahjen e deputetëve shqiptare ndaj qeverisë, a pretë ndonjë rezultat pozitiv nga kjo Gjelaj thotë se , të përkrahësh qeverin pa kushte konkrete siç bënë deputetët është një “cmenduri politike” e llojit te vetë.

Mendoj se ka kaluar koha e servilizmit në politikë shprehet Gjelaj.

Kur kemi te bëjmë me krijimin e shumicës qeverisëse, spektret politike, rrymat dhe subjektet kur futen në qeverisje dëshirojnë dhe aspirojne të realizojnë programet e tyre partiake dhe të vënë në jetë qellimet politike.
Përfaqesuesit shqiptarë, shumica  për fat të keq nuk e kanë qellimin te qeverisja për realizimin e programit, por qeverisjen dhe pushtetin e kanë qellim për vetën. Besoj se kjo është dukuri parapolitike, mungesë e pjekurisë si politikan, që me çdo kusht duan të bëhën “faktor” .

Gjelaj thekson se kjo largon votuesit nga politikanët, krijon distancë, mosbesim, nxit mosmarrëveshje dhe i thellon ato mes strukturave politike duke ju dhënë hapësirë dashakeqasve.

Cili duhet të jetë orientimi i partive shqiptare, të jenë pjesë e çdo qeverie, të jenë opozitë apo në mes pozitës dhe opozitës dhe nga cili pozicion mund të arrihen më së miri objektivat politike Gjelaj thotë që, shqiptarët nuk duhet të jenë opozitë e përbetuar e pushtetit por as pjesë e cila miraton me kokën e saj dhe ngre dorë ndaj çdo propozimi.

Shqiptaretë kanë subjektet e tyre, në numër te madh për fat të keqë shumë liderë e pak ide, hapin shtigje e nuk japin shumë zgjidhje, disa mbijetojnë e vetëm ata e dinë sa strese kalojnë për të kaperdirë poshtërimin e perçmimin e opinionit, e perseri qendrojnë prezent në skene duke berë me shume dëm se dobi.

Nuk besoj se shqiptarët duhet të jenë opozitë e përbetuar e pushtetit por as pjesë e cila miraton me kokën e saj dhe ngre dorë ndaj çdo propozimi, me parime, qendrime qe dalin nga nevojat e si rezultat i konsultave çdo herë, duke dhënë kontributin e tyre për avancim e të drejtave, lirive, mundësive, qasjeve që pakica të jetë e barabartë me shumicën, me të gjitha kapacitetet e saj.

Shihni skenën politike në këtë vend, opozita has vështirësi që të krijojë identitet, nuk ndahet dot nga e kaluara jo aq e lavdishme e përkrahjes së regjimeve te errëta e shkatërruese në anën tjetër pushteti, po aq i përzierë me atë të kaluarën mundohet që të spastrohet dhe t’ia hedhë palës tjetër barrën e fajit. Shqiptarët në opozitë me të gjithë ata që mohojnë te drejtat e tyre, që japin prova se duan ndryshimin dhe nuk hezitojnë të pranojnë pjesen e fajit -shprehet Gjelaj.

(Lindon Gjelaj është profesor në Gjimnazin 25 Maj në Tuz, ka qenë këshilltar i IQ në Kuvendin e KU Tuz është gjithashtu anëtarë i kryesisë së IQ.)

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!