Sërish sulm në Ankara 27 të vdekur (Video)

Një shpërthim i fuqishëm në Ankara ka lënë të paktën 27 të vdekur dhe rreth 75 të plagosur. Bomba e vendosur në një nga lagjet kryesore të Turqisë, ku ndodhen ministritë, ka shpërthyer pranë disa stacioneve autobusi, çka i ka kushtuar jetën edhe njerëzve kalimtarë aty pranë.

23 prej tyre vdiqën në vendngjarje e ndërsa 4 të tjerë teksa po shkonin drejt spitalit. Zona është evakuuar menjëherë, për të shmangur një shpërthim të dytë dhe të plagosurit i kanë shpërndarë në 10 spitale të vendit.

Ndërkaq, Presidenti i vendit, Rexhep Erdogan, la takimet zyrtare në Stamboll për t’u kthyer në Ankara dhe të asistojë në një tjetër tragjedi për vendin e tij.

Në më pak se 6 muaj ky është sulmi i tretë që godet Turqinë.

Ndërkaq, Ambasada amerikane i ka kërkuar qytetarëve të saj se në bazë të një informacioni për një tjetër sulm terrorist në lagjen Bahçelievler, të shmangin lëvizjet e tyre.

Bushati:Terrori goditi sërish Ankaranë, lutje për viktimat dhe familjet e tyre
Në lidhje me sulmet në Ankara ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili dënon ashpër sulmet.

Nëpërmjet një positimi në Twitter, Bushati shkruan:“Terrori goditi sërish Ankaranë. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet me ngjarjen tragjike.”

Thaçi: Rreziku i terrorizmit është global
Edhe një sulm me bombë në Ankara, duke goditur popullin dhe shtetin mik turk. Ngushëllimet e sinqerta për familjarët e viktimave. Sulmet e kësaj mbrëmje në Turqi, por edhe në Bregun e Fildishtë, tregojnë se rreziku i terrorizmit është global dhe në këtë betejë edhe Kosova është pranë aleatëve tonë.

Kryeminsitri mbledh Këshillin e Sigurimit 
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thirrur një takim sigurie në selinë e Presidencës Këshillin e Sigurimit në Ankara

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!