Kryetari i Plavës dënohet me 1 vit burg, Gjonbalaj 10 muaj burg

Kryetari i komunës së Plavës nga radhët e Partisë Boshnjake Orhan Shahmanoviq është dënuar në Gjykatën e Lartë në Podgoricë me një vit burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Dënimin e shqiptuar e ka sjellur gjykatësja e gjyqit të lartë, Suzana Mugosha.

Me të njëjtin vendim është dënuar me dhjetë muaj burg Këshilltari i Sekretariatit për Planifikim Hapësinor Tahir Gjonbalaj si dhe zyrtari për llogaitjen e kompensimeve për paisje komuanale të tokës ndërtimore, Jovan Llonçareviq, është dënuar me tetë muaj burg, njofton Vijesti.

Sipas aktakuzës, Shahmanoviq bashkë me Gjonbalaj dhe Lonçareviq në fillim të prillit në vitin 2014 kanë keqëpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë dëmtur komunën për 11.952,68 euro në dobi të invesitorëve privatë Shaban dhe Sandra Mehaj nga Plava./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!