Nëse keni pasur problem të hyni në llogarinë e juaj në Facebook dhe Instagram, mos u brengosni sepse nuk jeni të vetmit.
Përdorues të këtyre dy mediave sociale, janë duke u ballafaquar me probleme, duke mos pasur mundësi të qasjes në llogaritë e tyre.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se ky është një problem që është shfaqur më shumë në zonën e Europës duke përfshirë edhe përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale në Mal të Zi.
Ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë problem që ka ndodhur me përdorimin e rrjeteve sociale.