Mbyllen kufijtë në Muriqan dhe Vermosh: Kalimi i lirë vetëm në Bozhaj-Hani i Hotit

Duke filluar nga ora 21:00 e datës, 13.03.2020 deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e njerëzve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19.

Kurse në pikë kufitare Bozhaj-Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për njerëz edhe për mjetet, njoftohet nga policia kufitare malazeze.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!