Ndalohën të gjitha tubimet publike, mbyllen shkollat e kopshtet

Mali i Zi, si masë për parandalimin e koronavirusit, ka ndaluar të gjitha tubimet publike, ndërsa mësimi në të gjitha nivelet është ndërprerë për 15 ditë. Kështu është njoftuar nga Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet ngjitëse.

Përkohësisht ndalohet edhe hyrja e kruzerëve dhe jahteve, ndërsa Ministrisë së Punëve të Brendshme i është propozuar të mbyllë pikëkalimet e vogla kufitare. Janë ndaluar edhe vizitat në spitale dhe të burgosurve.

Në Mal të zi deri më tash nuk është konfirmuar ndonjë rast me koronavirus.

Qeveria ka paralajmëruar dënime të rënda për të gjithë ata që do të shkelin masat e parapara për parandalimin e koronaviruesit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!