Shqipëria ka mbyllur vendkalimin kufitar Sukobin-Muriqan në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm, tha Vesko Damjanoviq, ndihmës drejtor për sektorin e policisë kufitare të Malit të Zi.
Kalimi kufitar është i mbyllur për automjete, ndërsa këmbësorët lejohen të kalojnë.
Damjanoviq tha se kalimi do jetë i mbyllur për sëpaku72 orë.
Dje, Serbia ka mbyllur vendkalimet kufitare me Pljevlja dhe Godovo afër Rozhajës./Malësia.ME/