Ulqin: Emërohen 4 sekretarët komunal nga PDS-ja

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu solli të mërkurën vendimin për emërimin e katër sekretarëve të ri në vetëqeverisjen lokale, të cilët ishin anëtarë të Partisë demokratike të socialistëve, njofton ul.info.

Bëhet fjalë për sekretarin për financa Sead Osmanoviqin, urbanizëm Aleksandër Daboviqin, mbrojtjen e pasurisë Pjetër Lulgjurajn dhe shefin për punë të përbashkëta Arijan Lamoviqin.

Cungu në konferencën për shtyp në të cilën ishin të pranishëm edhe nënkryetarët Hadixha Gjoni dhe Vaso Radoviq dhe sekretari Osmanoviq, tha që ditët e ardhshme do të kompletohet në mënyrë kadrovike pushteti komunal.

Ai hollësisht foli për aktivitetet të cilat i kishte tre javët e kaluara duke theksuar masat për konsolidimin financiar dhe investimet në infrastrukturë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!